Lajme

Gazetari shtang Ramën, i kujton dosjen 184 ku del emri i Ulsi Manjës

Kryeministri Rama bëri deklarata të forta sot ndaj SPAK, por edhe ndaj kërkesës së ambasadores amerikane për të mos ndikuar te drejtësia. Rama tha se nuk po ndërhyn, por po i kërkonte SPAK-ut që “të mos gjuante cironka me dinamit” duke theksuar se ky institucion duhet të merret me luftën ndaj korrupsionit dhe jo me hetime procedurash.

Ndërkohë që thoshte këtë, njëri nga gazetarët e pranishëm i kujtoi Ramës se në krahun tij të majtë ndodhej Ulsi Manja, i cili del në përgjigjet e publikuar nga BILD në dosjen nr.184 për zgjedhjet në Dibër duke bërë pazare për votat me ish-kreun e Komisariatit të Dibrës, Robert Aga.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player

“Sot z.Manja është ngritur në detyrë, është bërë ministër Drejtësie dhe jo në ndonjë institucion të vuajtjes së dënimit”, tha gazetari, ndërsa Rama tha se përmes kësaj që tha duke folur me dialektin dibran kishte thyer.

Më poshtë diskutimi mes tyre:

Gazetari: Në krahun tënd të majtë ndodhet Ulsi Manja, i cili del në përgjigjet e publikuar nga BILD në dosjen nr.184 për zgjedhjet në Dibër duke bërë pazare për votat me ish-kreun e Komisariatit të Dibrës, Robert Aga. Sot z.Manja është ngritur në detyrë, është bërë ministër Drejtësie dhe jo në ndonjë institucion të vuajtjes së dënimit.

Rama: Po pse qesh kur e thua këtë..kur e reciton..

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

(Ndërhyn gazetari)

Rama: Jo s’ka nevojë..sepse me këtë që the (ironia ndaj Manjës në dialektin e Dibrës) bërë një thyerje të etikës profesionale.

Gazetari: Nuk ma mëson ti mua etikën..se nuk mësohet në Pikturë etika, por në gazetari

Rama: Gjyshja ime thoshte “Nelle labra degli abbonda Il riso (Budallenjjtë qeshin gjithnjë). /abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *