Lajme

Gazetari shqiptar në Paris tregon se pas perdeve të zeza të takimit, Macron i bën kritika Vuciqit për sulmin në Banjskë

Gazetari shqiptar në Paris, Selam Hajrizi, ka zbuluar detaje nga vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Paris.

Hajrizi tha se Vuçiç u zhgënjye nga pritja e Macron, ku pas perdeve të zeza të takimit pa kamera, atij iu bënë kritika për sulmin në Banjskë, si dhe iu kërkua arrestimi i organizatorëve.

“Presidenti serb ka dalë i zhgënjyer nga takimi me Presidentin Macron. Siç duket presidenti Vuçiç nuk e ka pritur që menjëherë Presidenti Macron ta dënojë sulmin në Banjskë dhe menjëherë të kërkojë që autorët e sulmit të arrestohen dhe të dalin përpara drejtësisë.

Po ashtu Macron e ka bërë të qartë se të dyja palët kanë bërë diçka për avancimin e dialogut, ndërkohë që Presidenti serb tha se pala tjetër nuk ka bërë asgjë. Vuçiç tha se Kosova nuk ka bërë asgjë për dinarin dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, tha Hajrizi për Euronews Albania. 

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Vuçiç harron se plani franko-gjerman është hartuar nga këshilltarët e Macron dhe këshilltarët i bëjnë me dije zhvillimet presidentit.

Gjithashtu gazetari shtoi se Macron është i mirëinformuar për afërsinë e Vuçiç me Moskën dhe ndaj reagimi i tij ka qenë i ashpër në takimin jashtë kamerave.

“BE është duke e parë lojën e Vuçiçit me Moskën dhe presidenti Macron dhe ekipi i tij janë të acaruar, mirëpo kanë po ashtu interesat e tyre strategjike dhe ekonomike dhe ndaj nuk mund të tregohen të ashpër në deklarata, por përdorin gjuhën diplomatike, gjuhën e drunjtë.

Mirëpo pas perdeve të zeza gjërat janë ndryshe, pasi këshilltarët e informojnë Macron në lidhje me veprimet e Serbisë dhe afrimin e Vuçiç me Moskën”, tha gazetari.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player