Lajme

Gazetari Robelli: Një ‘R’ që i kushtoi qytetarëve të Kosovës gati gjysmë milioni euro!

Robelli shkruan se paratë i kanë shkuar një kompanie të quajtur ‘Pastimi’ e se punëtori që i ka bërë këto transferta është dënuar mirëpo eprorët e tij jo.

Gazetari Enver Robelli ka ndarë një shqetësim që sipas tij i ka kushtuar qytetarëve gati gjysmë milioni euro. Ai shkruan në ‘Facebook’ se  Radio Televizioni i Kosovës i ka paguar 5 vite mbi 472 mijë euro kompanisë ‘Pastrimi’, mirëpo paratë kanë shkuar në një firmë tjetër për 5 vite me radhë. Robelli shkruan se paratë i kanë shkuar një kompanie të quajtur ‘Pastimi’ e se punëtori që i ka bërë këto transferta është dënuar mirëpo eprorët e tij jo. Gazetari kërkon të dijë se përse nuk janë dënuar eprorët e punëtorit pasi kanë kryer dëm te qytetarët.

SHKRIMI:

Një «R» që i kushtoi qytetarëve të Kosovës gati gjysmë milioni euro!Se deri ku ka arritur çmenduria e keqpërdorimeve financiare në institucione gjatë qeverive të kaluara, e tregon ky lajm: në vend të KRU «Pastrimi», Radio Televizioni i Kosovës (RTK) i pagoi për rreth 5 vjet mbi 472 mijë euro kompanisë «Pastimi». Pa shkronjën «R» paratë shkuan te një firmë krejt tjetër, pra «Pastimi». 5 vjet me radhë! Jo 5 muaj, por 5 vjet. Si është e mundur që kjo të mos vërehet për një kohë kaq të gjatë? A ka mekanizma kontrolli në RTK? Pse kanë dështuar këto mekanizma? Punëtori i RTK-së që i ka bërë këto transfere kriminale qenka dënuar. Po eprorët e tij? Opinioni, parlamenti, mediat e pavarura, shoqëria civile, drejtësia duhet të kërkojnë sqarime shtesë dhe të menjëhershme: kush është themeluesi i firmës «Pastimi»? Çka është ndërmarrë nga RTK dhe institucionet e tjera që shuma që i është paguar kompanisë «Pastimi» të bllokohet dhe të kthehet në buxhet të RTK-së? A ka pasur ndonjë ankesë nga firma «Pastrimi» për mospranim të pagesave? Nuk mjafton që RTK të arsyetohet: dëmi është shkaktuar, ne jemi të dëmtuar. Qytetaret dhe qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se këto 472 mijë euro janë para të tyre. Para që ia kanë paguar shtetit për të kryer ndonjë punë të hairit në të mirën e përgjithshme dhe jo për t’i bërë rrush e kumbulla. Kush sillet kaq papërgjegjshëm ndaj parave të taksapaguesve, nuk duhet të befasohet që s’ka aspak rejting publik.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Punët për Shqipërinë”, Rama në fushatë për të mbuluar dështimet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *