Lajme

Gazetari nga Kosova: Koleges i ranë copat e xhamit në fytyrë, na sulmuan 4 serbë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën e djeshme është sulmuar një ekip i gazetarëve të televizionit Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut, duke lënduar dy nga pjesëtarët e ekipit dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Drin Demiri, gazetar nga Kosova tregoi në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Abania se gjatë raportimit ishin sulmuar nga 4 serbë të cilët kishin qëlluar me gurë në drejtim të tyre.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Për pasojë, gazetarja Qëndresa Bellagoshi, e cila ndodhej bashkë me të në makinë me grupin e xhirimit, ka marrë dëmtime në fytyrë nga copat e xhamit.

“Unë dhe kameramani kemi qenë në pjesën e pasme të makinës, ndërsa Qëndresa dhe shoferi para. pasi jemi sulmuar me gurë, jemi ndalur dhe kam parë Qëndresën me fytyrë me gjak. Kam parë që ishte e një gur i madh, copëzat e xhamit i kanë rënë në fytyrë”, tregoi gazetari.

Ai rrëfeu se janë detyruar të kalojnë në një zonë kur ishin barrikadat kur janë përballur me 4 persona, që janë ulur të marrin gurë për t’i sulmuar.

“E kemi pritur që do na sulmonin. Në këtë moment kemi nxjerrë celularët për të kapur momentin e sulmit, nuk kemi mundur t’i identifikojmë pasi kanë vënë menjëherë shaje në fytyrë. Kur na kanë sulmuar, janë larguar menjëherë pas barrikadave”, rrëfeu ai.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *