Lajme

Gazetari Met Veliu si papagall i Edi Ramës

Kush kujton se Muhamedi pushon të dielën gabohet rëndë. Kur ka nevojë partia ai riciklon edhe lajme të vjetra duke sakrifikuar edhe orët për të cilat nuk paguhet legalisht. Dhe meqë tani direktiva është: të gjitha bateritë për promovimin e turizmit (Topi e tregoi këtë duke transmetuar në lajme 4 kronika njëra pas tjetrës), Meti do vendin e parë të shërbyesit dhe brenda redaksisë.

Ai ricikloi sot një lajm që Edi Rama e kishe shpallur që të enjten në takimin me kryebashkiakët. Kryeministri citoi Komisionin Europian të Udhëtimeve, që duke analizuar të dhënat e turizmit të vitit 2019 me tremujorin e dytë të 2024, parashikon se Shqipëria do arrije rekorde. Rama u tha kryebashkiakëve se Shqipëria projektohet të jetë para me 86% rritje duke lënë pas vendet e rajonit si Serbia me 48%, Mali i zi me 31%.
“Statistikat e Komisionit Europian të Udhëtime, e listojnë Shqipërinë të parën jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në Europë ku Portugalia renditet me 26% Greqia fqinje me 22% dhe Turqia 21%”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Këto thënie të Ramës Lapsi.al i raportoi që para 3 ditësh. Por për Met Veliun përsëritja është mëma e dijes. Sidomos kur i shërben kauzës. Ai ka marrë të njëjtat shifra dhe ka bërë me to një lajm këtë të dielë, pa pyetur se është ditë pushimi (shiko linkun këtu). Dhe askush nuk duhet të habitet, nëse shefi vendos ti përsërisë edhe herë të tjera këto shifra, Meti sërish do bëjë lajm. Nuk ka rëndësi së çfarë dite jave do të jetë./Lapsi.al

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player