KryesoreLajme

Gazetari kroat interviston dëshmitarin që thotë se pa Vuçiqin dhe Sheshelin duke marrë pjesë në vrasjen me snajperë në ‘Sarajeva Safari’

Gazetari hulumtues kroat Domagoj Margetiq ka arritur të sigurojë intervistën me Aleksandar Liçanin i cili ishte dëshmitarë i vrasjeve nëpër Sarajevë në atë që tashmë po njihet si Sarajeva Safari.

Ai tha se është dëshmitar i asaj se çfarë kanë bërë serbët gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë Sllavoj Aleksiqin, Vojisllav Sheshelin dhe Aleksandar Vuçiqin, transmeton Telegrafi.

“E di se kanë sjellë njerëz edhe nga shtete tjera duke vepruar njëjtë – pra vrasjen e fëmijëve të pafajshëm, civilë, gra dhe të moshuar nëpër Sarajevë”, tha Liçanin, i cili shtoi se “këtë nuk po mund të durojë pasi atëherë po thuhet se të gjithë ne jemi njësoj”.

Lexo më shumë  Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Ndërkaq kur është pyetur nga gazetari kroat se Vuçiq jo vetëm që është marrë me organizime, por se ka shtënë vetë nga snajperi nga varrezat e hebrenjve.

“Ashtu është, ekzistojnë edhe disa fotografi ku ata shihen duke bartur në shpinë pushkë snajper, kurse rrëfimi i tij se ishte ombrellë është trillim”, shtoi Liçanin.

Gjithashtu theksoi se ishte dëshmitar kur Vuçiqi dhe Shesheli organizonin turistë snajperë që shkonin në varrezat e hebrenjve.

“Njerëzit vinin nga vende të ndryshme për ta bërë këtë për para, pasi askush nuk është i çmendur që të vijë dhe ta bëjë falas”, theksoi ndër tjera dëshmitari.

Lexo më shumë  Durmishi i reagon Komunës së Prishtinës për rrugën "Mon Balaj": Nuk është përgjegjësi e ministrisë

Sa i përket asaj që Vuçiq mohon përfshirjen në këto vrasje, dëshmitari është pyetur se pse njerëzit po frikësohen ta flasin të vërtetën.

“Njerëzit frikësohen për veten dhe familjen, por unë jam i përkushtuar të them të vërtetën dhe dua që e vërteta të mësohet nga të gjithë. Që t’i vihet pika atij Safarit të mallkuar të Sarajevës dhe të dihet se kush çfarë ka bërë dhe kush ka shtënë mbi civilët në Grbavicë. Lokalet zbrazeshin që Aleksiq, Sheshel dhe Vuçiq të mund të qëndronin lirshëm”, tha për fund Liçanin.

YouTube player