Bota

Gazetari amerikan dënohet me 11 vjet burgim në Mianmar

Një gjykatë ushtarake në Mianmar dënoi gazetarin amerikan, Danny Fenster, me 11 vjet burgim.

Fenster u shpall fajtor për shkelje të ligjit të imigracionit, aleanca të paligjshme dhe nxitje të mospajtimit me ushtrinë.

Në fillim të javës, kundër tij u ngritën edhe dy akuza shtesë, për kryengritje dhe terrorizëm – vepra këto që mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Gjyqi i tij për akuzat e reja do të fillojë më 16 nëntor.

Fenster, 37 vjeç, redaktor i ueb-faqes Frontier Myanmar, është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Jangonit, në muajin maj.

Ai është në mesin e dhjetëra gazetarëve të arrestuar në Mianmar, prejse ka ndodhur puçi ushtarak në muajin shkurt.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e Fensterit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *