Lajme

Gazetari Abilekaj shprehet i indinjuar me Festivalin e Këngës dhe Big Brother

Shkruan gazetari Enton Abilekaj në lidhje me momentin kur mbrëmë në Festivalin e RTSh-së u bë ndërlidhja live me programin reality show “Big Brother”, ku njëra nga pjesëmarrëset në këtë reality show u dërgua në sallën ku po mbahej festivali dhe nga karrigja e publikut pa perforemancën e vëllait të saj, artist që garon në këtë festival të këngës.

Statusi i Enton Abilekajt në llogarinë e tij në facebook:

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Kulmi historik i Festivalit te Kenges, ishte ky i sotmi, kur u nderthur me Big Brother.

Festivali, qe supozohet te jete ngjarja me e madhe artistike, muzikore, kulturore dhe edukative, nderpritet dhe i hap vendin reality show-t qe eshte e kunderta artistikes, muzikores, kulturores dhe edukatives.

Ai qe supozohet te jete prodhimi sublim i Televizionit, perulet me respekt perpara trash-it.

Eshte si te nderpresesh garen finalen e boterorit ne futboll per te futur nje fushe nje lojtar te famshem pokeri ose black jack-u qe sapo ka fituar nje dore te mire.

Hallall parate publike!

Rruga Press

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *