KryesoreLajme

Gazeta italiane “Domani”: Qendrat në Shqipëri janë që tani një faliment

16 emigrantë mbërritën në Shëngjin me anijen “Libra”, por pas kontrollit në “hot spot”-in e portit rezultoi se të paktën 2 janë të mitur dhe 2 të tjerë thuhet se janë në kushte jashtëzakonisht të rrezikuara. Ministria e Brendshme Italiane konfirmon vetëm kthimin e anijes ushtarake në Itali me 2 persona, citon gazeta italiane “Domani”.

Një udhëtim 2-ditor, një shpenzim që mund të arrijë në rreth 200 mijë euro dhe një anije ushtarake që dërgon 16 persona në Shqipëri për të demonstruar se ka nisur projekti i qendrës së emigrantëve e kërkuar nga qeveria “Meloni” dhe e firmosur me kryeministrin Edi Rama. Por tashmë janë 2 emigrantë që duhet të dërgohen në Itali për t’u vlerësuar nga një komision mjekësor, pasi janë deklaruar të mitur. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Brendshme.

Ajo vetëm e konfirmon këtë informacion, ndërsa disa burime raportojnë edhe 2 persona të tjerë janë në kushte jashtëzakonisht të rrezikuara. Ky kusht, sipas marrëveshjes, nuk përputhet me ndalimin e tyre në qendrën e Gjadrit.

Dy 16-vjeçarët nga Bangladeshi u vlerësuan si të rritur në vlerësimin e parë, pavarësisht deklaratave të tyre. Në Shqipëri ata këmbëngulën për moshën e tyre ndaj u transferuan me një varkë patrullimi për t’u marrë përsëri në anijen “Libra” dhe për t’u nisur drejt bregdetit italian. Anija e Marinës ishte larguar nga porti në pritje të indikacioneve të mëtejshme nga Ministria e Brendshme që koordinon operacionet.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Grupi i parë i emigrantëve, 10 shtetas egjiptianë dhe 6 nga Bangladeshi, të cilët inauguruan qendrat që kushtojnë qindra milionë euro, është reduktuar në 14 persona, apo edhe 12, nëse do të konfirmohej lajmi për problemet e 2 të rriturve të tjerë.

Nëse ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi e mbrojti sërish projektin në momentin e diskutimit në parlament duke e cilësuar si një “investim afatgjatë”, opozita e konsideron absurd.

“Në fund rezulton se 2 nga 16 emigrantët e deportuar në Shqipëri, pas një udhëtimi prej 1 mijë miljesh me një anije të marinës, do të duhet të kthehen në Itali si të mitur”, – u shpreh Nicola Fratoianni, sekretar i Italisë “E majta”. “Është konfirmim i absurditetit të masave që ka vendosur të përdorë kjo qeveri, pavarësisht se identifikimi i emigrantëve në det është i paligjshëm dhe shkel normat ndërkombëtare dhe kushtetuese” – tha ai.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Lajm shqetësues”, – e cilësoi sekretari i partisë “Più Europa”, Riccardo Magi, praninë e dy të miturve mes emigrantëve të dërguar në qendrat e paraburgimit në Shqipëri. “Kjo tregon paqëndrueshmërinë e procedurave, të cilat, që në testin e parë me një numër shumë të vogël njerëzish, tregojnë se nuk mund ta përballojnë”.

Angelo Bonelli, deputet i AVS dhe zëdhënës i “Green Europe”, nënvizon se si “një luftanije” u përdor për të çuar vetëm 16 persona në Shqipëri dhe “tashmë një varkë patrullimi do të duhet të rikthejë dy të mitur”. Një mekanizëm që për Bonellin nuk është gjë tjetër veçse “një makinë shpërdoruese parash” e cila “tashmë ka të meta të dukshme”. Kjo sipas tij nxjerr në pah absurditetin e mosidentifikimit të dy djemve në një grup shumë të vogël njerëzish, “imagjinoni se çfarë mund të ndodhë kur ka qindra emigrantë”, përfundon ai.

“Edhe një tjetër shkelje e të drejtave të më të cenuarve”, – shkroi OJQ-ja Sea Watch. 

Rruga Press

YouTube player