Gazeta gjermane ‘BILD’: Shqipëria, narkoshteti para derës sonë
Gazeta më e madhe gjermane, BILD, publikon një tjetër artikull bombastik për qeverisjen e Edi Ramës.
Këtë herë, në faqe të parë, gazeta publikon një artikull me titull: “Shqipëria, narkoshteti para derës sonë”.
Sulmi barbar, avokati Mëngjesi prej 5 ditësh në koma, mjekët do tentojnë sot që ta nxjerrin nga intubimi
Shkrimi vjen si vazhdim i një hetimi ekskluziv që ka bërë gazeta BILD për lumenjtë e kokainës në Gjermani.
Gazeta thekson se Gjermania është përmbytur me kokainë si kurrë më parë.
“Gjithmonë në fokus është Shqipëria,” thekson gazeta.
Sipas saj vendi është epiqendra e mafies evropiane të kokainës.
Vetë ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser paralajmëron në BILD se bandat shqiptare po përmbysin tregun e drogës në Gjermani.
“Krimi i organizuar shqiptar me lidhjet e tij në Amerikën e Jugut është veçanërisht në fokus të hetuesve,” tha ministrja.
Gazeta shkruan se vrasjet mafioze në Shqipëri janë një realitet i përditshëm. Vetëm në vitin 2021 u regjistruan 100 vrasje të tilla.“Problemi është se mafia e drogës ka lidhje deri në nivelet më të larta politike në Shqipëri,” shkruan gazeta.
Rruga Press