KryesoreLajme

Gaz Bardhi godet raportimin e Top Channel: Mashtron, mbron korrupsionin e Ballukut!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka ngritur gishtin e akuzës drejt televizionit kombëtar Top Channel duke e quajtur një mjet të propagandës, që kryhet nëpërmjet mashtrimit për korrupsionin qeveritar. Shkak është bërë një thënie e prokurorit Dritan Prençi në raportimin në Këshillin e Mandateve, sipas të cilit persona të caktuar, “të fortë” që dyshohet se janë të lidhur me krimin e organizuar kanë kërcënuar dëshmitarët dhe që është mohuar në media duke u raportuar si një përgënjeshtrim i prokurorit Dritan Prenci për atë që është thënë në mbledhje.

“Një televizion kombëtar që i shërben interesit publik nuk merr SMS të gatshme nga Taulant Balla (sepse nuk është gazeta TEMA), por verifikon burimin, konfirmon mesazhin në disa burime, ku më i besueshmi do të ishte SPAK-u. Kur interesi nuk është informimi i publikut, por mashtrimi dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar, prej të cilit shpesh përfiton edhe vetë, atëherë e vërteta deformohet sipas interesot tẽ pushtetit. Ndër të tjera, prokurorët u kanë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit edhe transkriptin e përgjimeve të datës 20 nëntor 2025, ku ky fakt rezulton qartësisht” shkruan Gazment Bardhi në mesazhin e tij në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë përgënjeshtrimin e raportuar në Top Channel.

Lexo më shumë  ‘Mandatet’ mblidhen për Ballukun/ Këlliçi citon McAllister: Test kritik për integrimin e Shqipërisë!

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë Socialiste dhe të korrupsionit qeveritar!

Në asnjë moment, Prokurori Premçi nuk ka përgënjeshtruar atë që deklaroi vetë, jo një herë, jo dy herë, por plot katër herë:

Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët përmes dy formave:
1.⁠ ⁠Përmes “të fortëve”, për të cilët prokurori deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor.
2.⁠ ⁠⁠Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive.

Lexo më shumë  Hargreaves uron Kurtin për mandatin e ri: Konfirmohet mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën

Një televizion kombëtar që i shërben interesit publik nuk merr SMS të gatshme nga Taulant Balla (sepse nuk është gazeta TEMA), por verifikon burimin, konfirmon mesazhin në disa burime, ku më i besueshmi do të ishte SPAK-u. Kur interesi nuk është informimi i publikut, por mashtrimi dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar, prej të cilit shpesh përfiton edhe vetë, atëherë e vërteta deformohet sipas interesot tẽ pushtetit.

P.S. Ndër të tjera, prokurorët u kanë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit edhe transkriptin e përgjimeve të datës 20 nëntor 2025, ku ky fakt rezulton qartësisht.

YouTube player