Sport

Gati për shortin e Nations League, kundërshtarë të frikshëm për Shqipërinë

Shqipëria përgatitet të njohë kundërshtarët e sezonit 2022-2023 të Nations League. Në Montre të Zvicrës do të hidhet shorti i edicionit të tretë, në turneun më të ri të UEFA-s.

Pas fitoi Grupin e saj në Ligën C, Kombëtarja është promovuar në Ligën B, aty ku pozicionohet në vazon e katërt, mes skuadrave jofavorite si Sllovenia, Mali i Zi dhe Armenia. Në shortin e Ligës B janë 16 skuadra të pranishme në total dhe emrat janë të frikshëm. Në vazon 1 rreziku vjen nga Ukraina, Suedia, Bosnja dhe Islanda.

Lexo më shumë  Jep dorëheqje Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës

Në vazon e dytë, mes rivalëve të mundshëm janë Finlanda, Norvegjia, Skocia dhe Rusia.

Aspak të lehtë edhe kundërshtarët e vazos së tretë, nga Izraeli te Rumania, për të vijuar me Serbinë dhe Republikën e Irlandës.

Mjaft interesant do të jetë edhe shorti në Ligën A, ku Franca, Spanja, Italia e Belgjika janë koka serie. Emra si Portugalia, Holanda e Gjermania ndodhen në vazon e dytë, ndërsa Anglia është në vazon e tretë, me Zvicrën dhe Kroacinë.

Lexo më shumë  Zbardhen grupet e Botërorit 2026, cilat janë 48 skuadrat pjesëmarrëse

Ndeshjet e grupeve të Nations League nisin në qershor dhe përfundojnë në shtator 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *