Sport

Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Armando Broja është rikthyer te Chelsea pas një huazimi aspak të mirë gjashtë mujor te Fulham.

Përkundër se shkoi për të luajtur më shumë, Broja luajti më pak te Fulham dhe klubi londinez nuk e ka aktivizuar klauzolën për blerjen përfundimtare të tij.

Sulmuesi shqiptar do të luaj fillimisht në Euro 2024 me Kombëtaren e Shqipërisë dhe synon që të ketë paraqitje sa më të mira.

Lexo më shumë  Sylvinho për mediat braziliane: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, kemi bërë punë të shkëlqyer

Monaco, Wolverhampton Wanderers dhe Milani janë tre skuadrat që kanë shprehur interesim për Brojën.

Por së fundmi garës i janë shtuar edhe tre skuadra të tjera nga Turqia, Italia dhe Anglia.

Southampton dëshiron ta rikthejë në radhët e veta Brojën, pasi sulmuesi shqiptar dy vite më parë kishte shpërthyer te kjo skuadër si i huazuar.

Interesim për sulmuesin ka shfaqur edhe gjiganti turk Fenerbahce pasi do të mbetet pa Edin Dzekon, si dhe në Serie A ai po kërkohet nga Bologna.

Lexo më shumë  Shqipëria për fitore në Poloni, formacionet zyrtare
YouTube player