Lajme

Gardisti në Kuvendin e Shqipërisë nuk e lejon gazetarin të bëjë punën e vetë, madje dhe shkon dhe i sillet si gangster (Video)

Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë që sapo kishte nisur seanca parlamentare, një punonjës i Gardës është përplasur me gazetarin Osman Stafa.

Ndërkohë që gazetari Stafa tentonte të filmonte nga lozha, vend ku qëndrojnë punonjësit e medias, gardisti ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos filmonte, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ndalohet në asnjë Rregullore.

Lexo më shumë  Kurti: Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka shpërfaqur qartë rreziqet që regjimet autoritare paraqesin për shtetet fqinje

Është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë të medias dhe një punonjësi tjetër të Gardës që ka tërhequr kolegun e tij jashtë sallës, që situata të mos agravonte.

Në videon e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në rrjetet e tij sociale, shihet dinamika e ngjarjes, ndërsa dëgjohet edhe gazetari Stafa duke iu drejtuar gardistit me fjalët: Do të bësh gangsterin me mua? Turp të kesh.

Lexo më shumë  Haxhiu mirëpret aktakuzën për sulmin terrorist në Banjskë: Serbisë t’i bëhet presion që t’i dorëzojë kriminelët

Rruga Press

YouTube player