Gara për Kushtetuesen, kandidatja e skualifikuar ankimon në Apel vendimin e KED
Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto ankimon në Gjykatën Administrative të Apelit Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për skualifikimin e saj nga gara.
Ndërkohë sot në orën 14:00 Apeli shqyrton kërkesën e Shaqir Hasanit ndërsa dje u rrëzua kërkesa e Eugen Papandiles.
KED vendosi skualifikimin e juristëve Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i kishte rikthyer sërish në garë.
Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve të kualifikuar dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.