KryesoreLajme

‘Gara e ushtarit më të mirë 2025’ bashkon FSK-në dhe NATO-n

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur organizimin e edicionit në të cilën testohen shkathtësitë fizike e ushtarake.

Maqedonci, në një shkrim në ‘Facebook’ ka shkruar se pjesëtarët e  Forcës së Sigurisë së Kosovës janë bërë bashkë ushtarakë të vendeve të NATO-s dhe shteteve partnere në garën që organizohet në përzgjedhjen e ushtarit më të mirë.

Lexo më shumë  Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Ballkan

“’Gara e ushtarit më të mirë 2025’ në Forcën e Sigurisë së Kosovës ka bërë bashkë ushtarakë të vendeve të NATO-s dhe shteteve partnere. Në garën e cila po realizohet në Kazermën ‘Skënderbeu’, në Ferizaj, pjesëmarrësit po testohen në shkathtësitë fizike e ushtarake”, ka shkruar Maqedonci.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat