Ganiu thotë se rrugës “Adem Demaçi” s’mund t’i ndryshohet emri: Kësaj pune i ka vdek nana
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, ka thënë se emri i rrugës “Adem Demçi” në këtë komunë në Shkupit, në përurimin e së cilës ka marr pjesë kryeministri Albin Kurti, nuk mund të ndërrohet.
Sipas tij emrat e rinj të disa rrugëve janë vendosur në bashkëpunim më këshilltarët komunalë.
“Ne kur i kemi filluar të gjitha këto emra, 65 vetëm në Çair për ndërrim dhe kemi vendosur figura kombëtare që reflektojnë në historinë tonë më të re dhe atë më të lashtën, kështu që kjo ka filluar në bashkëpunim me këshilltarët tanë komunalë, me këshilltarët e VMRO-së që kanë qenë në pushtet, si iniciativë pastaj është finalizuar mes këshilltarëve tanë me këshilltarët e LSDM-së, pasi që ka ardhur në pushtet kryetar tjetër i LSDM-së”, ka theksuar Ganiu.
Derisa ka folur për iniciativën e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, për ta ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” dhe kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”, Ganiu ka theksuar se këtë nuk mund ta imagjinojë që këshilltarët shqiptarë mund ta bëjnë këtë.
“Dhe për ta ndërruar ajo iniciativë ka marrë, ka të drejta me marrë iniciativën por a mundet me ja arrit qëllimin, unë ju garantoj që s`mundet me ja arrit qëllimin. Për shkak se për t’i riemëruar rrugët duhet shumica e vallenterit, për ta krijuar shumicën duhet të gjithë këshilltarët shqiptarë të votojnë për ta ndërruar emrin e Adem Demaqin, që një gjë të tillë as nuk mund ta imagjinojë, as në aspektin teorik nuk mundem ta parashoh që mund të ndodhë nga këshilltarët shqiptarë, kështu që me një fjalë në atë gjuhën popullore “kësaj pune i ka vdek nana” por ata bëjnë politikë ditore për momentin”, ka thënë Ganiu.
Rruga Press