Lajme

“Gangsterit të partisë iu prish gjumi”, Resuli akuza Braçes: Shantazhoni bizneset!

TIRANË – Sipërmarrësi Ervin Resuli reagoi i irrituar ndaj akuzave të ish-zv/kryeministrit Erion Braçe ndaj biznesmenist të firmës “Doni Fruits” Ejup Ahmetit në mbështetje të fermerëve që kundërshtojnë projektbuxhetin e qeverisë për prodhimet bujqësore.

Resuli e konsideron Braçen “gangster të partisë” që ndihmon në shantazhimin dhe gjobitjen e bizneseve. Ai shtoi se së shpejti “do të hapet Kutia e Pandorës, që ka brenda gangsterët që marrin para të thata”.

POSTIMI I ERVIN RESULIT
SHANTAZH SHTETRORSot ne 2021, shteti gangester shantazhon bizneset sikur t’i kete financuar me parat e xhepit te tij dhe jo me taksat tona dhe taksat e vete biznesit.Sot qe fermeret, agroperpunuesit, fabrikat e qumeshtit, grumulluesit, blektoret jane ne ditet e tyre me te veshtira fale ndryshimeve dashakeqese te paketes fiskale, mosmbeshtetjes me subvencione – te pakten ne te njejtat parameta dhe standard me rajonin – gangesteri i partise qeverise kercecon punedhenesit me te medhenj ne vend, te cilet sipas INSTAT kane te punesur 416,000 persona dhe kontribuojne ne GDP-ne e vendit me 20% (Bujqesi dhe Blektori).Pasi gjate gjithe vitit keto biznese gjobiten nga gangesteret e TATIME-ve , AKU-ja , AZHBR-ja me bekimin e kryegansterave qe ndajne zonat e influences, sot nje nga ata nxori koken sepse i eshte prishur gjumi.Vazhdoni me kercenime dhe shantazhe pasi ne kete menyre shume shpejt do te hapni kutine e pandores, e cila ka brenda gangsteret qe kane marre para te thata … dhe lista eshte shum e gjate …Kur te varferit nuk kane me c’te ushqehen do hane te pasurit!E me te pasurit jane gangesteret qe marrin kurajon dhe kercenojne bizneset agro, fermeret dhe blektoret.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gurthemel i sallës sportive dhe renovim i çerdhes në komunën e Shtimes
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *