Gaforrja e borës shitet 38 mijë euro në ankand
Një gaforre bore gjigante në Japoni u shit në një ankand për 38 mijë euro në tregun lokal të qytetit Kanazawa, në veriperëndim të Tokios.
Kooperativat e peshkut të prefekturës kishin vendosur 6 kritere për krustacet e mëdhenj meshkuj, duke përfshirë peshën që duhet të ishte mbi 1.5 kg dhe gjerësinë e guaskës prej të paktën 14.5 cm.
Dhe nga 58 tonët e kapur të shtunën, vetëm ekzemplari i shitur në ankand plotësonte të gjitha parametrat.
Çmimi, sipas fituesit të ankandit, është një shenjë mirënjohjeje për peshkatarët që kanë kaluar një periudhë të vështirë gjatë pandemisë Covid.
Rruga Presas