Bota

G7 dënon Bjellorusinë për orkestrimin e krizës me migrantë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7-ës kanë regjimin në Bjellorusi për orkestrimin e migrimit të parregullt përgjatë kufijve të tij.

“Këto akte të pashpirta vënë jetën e njerëzve në rrezik. Ne jemi të bashkuar në solidaritet me Poloninë, por edhe me Lituaninë dhe Letoninë, që kanë qenë cak i këtij provokimi përmes përdorimit të migrimit të parregullt si një taktikë hibride”, thuhet në deklaratën e ministrave të Jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Liderët e G7-ës po ashtu bën thirrje regjimit në Bjellorusi që të ndalojë fushatën e saj agresive për të parandaluar “vdekje të tjera dhe vuajtje”.

“Organizatat ndërkombëtare duhet të ofrojnë qasje të menjëhershme që të dërgohet ndihma humanitare. Veprimet e regjimit bjellorus janë përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga mosrespektimi i vazhdueshëm i ligjit ndërkombëtar, të drejtave themelore dhe të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të njerëzve të tij”, thuhet në reagim.

Grupi G7 tha se do të vazhdojë të punojë që të mbajë përgjegjës personat për këtë krizë dhe do të mbështesë shoqërinë civile dhe grupet për të drejtat e njeriut në Bjellorusi.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Komuniteti ndërkombëtar ka akuzuar Bjellorusinë se po shtyn migrantët nga Lindja e Mesme dhe Azia drejt kufijve të Polonisë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja ka vendosur ndaj regjimit të liderit autoritar Alyaksandr Lukashenka, për shkak të shtypjes së protestave, pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit të kaluar. Lukashenka pretendon se i ka fituar këto zgjedhje, por Perëndimi thotë se rezultatet u manipuluan./rel/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *