Bota

G7-a dënon “mizoritë ruse” në Buça

Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ka dënuar “rëndë” ato që i ka konsideruar “mizori” të kryera nga Rusia në qytezën Buça dhe rajone tjera të Ukrainës.

“Imazhet e vdekjeve, viktimave të torturës dhe ekzekutimet, si dhe raportimet për dhunë seksuale dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, tregojnë fytyrën e luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj”, ka thënë G7 përmes një deklarate të lëshuar më 7 prill.

“Masakrat në qytezën Buça dhe qyteza tjera do të shtohen në listën e mizorive dhe në listën e shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin për të drejta të njeriut, të cilat janë kryer nga agresori në tokën ukrainase”, është thënë në deklaratë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Imazhet nga Buça, qytezë në verilindje të Kievit, janë bërë publike këtë javë.

Zyrtarët lokalë kanë thënë që më shumë se 300 njerëz janë vrarë nga forcat ruse vetëm në Buça dhe rreth 50 prej tyre janë ekzekutuar.

Moska ka hedhur poshtë këto dyshime.

Grupi i G7-ës, që përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ka thënë përmes një deklarate se është i gatshëm t’i ndihmojë Ukrainës në mbrojtjen e vetvetes nga pushtimi i paprovokuar rus, “duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihmën financiare”.

Mes tjerash në deklaratë është thënë se G7-ta do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë, duke vendosur masa kufizuese për të penguar kapacitetet ruse për të vazhduar agresionin kundër Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *