Bota

Futja e Kroacisë në Eurozonë shkaktoi ngritje të konsiderueshme të çmimeve: Bizneset i kanë “rrumbullakosur” çmimet

Vetëm dy ditë pasi Kroacia iu bashkua eurozonës duke e ndryshuar monedhën e saj kombëtare në euro, qytetarët janë përballur me rritje të konsiderueshme të çmimeve të ushqimet bazë të jetesës.

Krotatë ankohen se bizneset kanë abuzuar me çmimet, me justifikimin që i kanë “rrumbullakosur”. Kryeministri Andrej Plenkoviç zhvilloi një takim me ministrat përkatës dhe autoritetet e inspektimit, për planet që do ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Futja e EURO-s nuk është arsye për rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve”, tha Plenkoviç. Ministri i Ekonomisë në Kroaci , Davor Filipoviç, deklaroi se bizneset që rrisin çmimet në mënyrë të pajustifikueshme do të ndëshkohen.

“Zinxhirët e shitjes me pakicë po rrisin çmimet muaj pas muaji. Dhe tani, në këtë situatë me euron, ata po i rrisin çmimet edhe më shumë teksa po përpiqen të mashtrojnë qytetarët. Po u them të gjithëve që duan ta përdorin konvertimin e monedhës në kurriz të qytetarëve, nuk do të funksionojë.”

Kroacia më 1 janar ndryshoi monedhën e saj në euro dhe zyrtarisht hyri në zonën pa viza të Evropës, Shengen,  dy ngjarje të rëndësishme për këtë shtet që është anëtarësuar në Bashkimin Evropian pothuajse një dekadë më parë.

Monedha vendase Kuna si dhe Euro do të ekzistojnë bashkë për një periudhë shumë të shkurtër tranzitore e cila do të zgjasë vetëm 14 ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *