Sport

Futi në “xhep” Lewndowskin, mediat romane jehonë paraqitjes së Kumbullës

Dëmtimi i Berat Gjimshtit u përjetua me shumë ankth dhe dyshime përpara sfidës me Polonisë, pyetja e pashmangshme nga të gjithë ishte kush do të ndal Robert Lewandowskin? Rolin e liderit në prapavijë, në mënyrë krejt natyrale, e mori Marash Kumbulla, lojtari më i kritikuar pas sfidës së parë me Poloninë. Kumbulla i dha sinjalet e para që në momentin kur Gjimshiti doli më barelë nga “Pushkash Arena”, udhëhoqi me qetësi dhe maturi prapavijën duke i lejuar pak hungarezëve. Paraqitja e tij erdhi në rritje në “Air Albania” ku për 90 minuta bëri që një gjigand si Lewandowski të dukej i vogël.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë paraqitjes së qendërmbrojtësit të Romës duke sjell në vëmendje statistikat e tij. Në të dy sfidat, kundër Hungarisë dhe Polonisë, Kumbulla u aktivizua titullarë dhe 90 minuta në fushë duke qenë i saktë në 87% të pasave. Kumbulla arriti të rikuperojë 17 topa ndërsa në 24 duele arriti të fitojë 83% të tyre. Edhe në lojën në ajër ishte thuajse perfekte në të dy ndeshjet, në 11 duele fitojë 81,5%. E të mendosh që përballë kishte një sulmues si Lewandowski, kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” .

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *