Bota

Futbollisti ukrainas i gatshëm për luftë

Mbrojtësi i Sporting Gijonit, Vasyl Kravets është i gatshëm të shkojë në luftë për të ndihmuar vendin e tij, Ukrainën që është sulmuar nga Rusia.

24-vjeçari ka bërë të ditur se është e vështirë të fokusohet në futboll pasi familja e tij ndodhet në Ukrainë.

“Të them të drejtën, dua të shkoj në luftë dhe të ndihmoj njerëzit e mi. Por nuk mund t’i ndihmojë sepse nuk di të qëllojë, të lëviz, të mbush armën. Por e vërteta është se unë dua që t’iu ndihmoj atyre. Nëse do të mund të shkoj, do të nisem për ta mbrojtur territorin tim. Unë nuk fle fare më për shkak të situatës në Ukrainë. Më thërret mamaja, dëgjon të shtëna, jam duke u stërvitur por mendoj për vendin tim, familjen time”, deklaroi Kravets.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *