Sport

Futbollisti i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani mund të quhet lojtar i Interit, ja marrëveshja e arritur mes klubeve

Interi ka arritur marrëveshje me Empolin për shqiptarin Kristjan Asllani, i cili do të kalojnë në formë huazimi me opsion blerjeje.

Sipas Sky Sport Italia, Sportitalia e më shumë mediave tjera, klubet kanë arritur të bien dakord pasditen e sotme për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.

Mesfushori Asllani do të kalojë te Interi në formë huazimi për 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Do të ketë gjithashtu një lojtar që do të kalojë në huazim te Empoli, që besohet të jetë sulmuesi Satriano, 21-vjeçari uruguaian aktualisht i huazuar në Francë me Stade Brest.

Satriano shënoi katër gola në 15 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon që nga transferimi i tij në janar.

Për sa i përket Asllanit, ai është ende vetëm 20 vjeç, por ka tij katër paraqitje për Shqipërinë A.

Mesfushori shënoi një gol në Serie A dhe siguroi dy asistime në 26 ndeshje për të rriturit këtë sezon.

Ai gjithashtu mori pjesë në Ligën e të rinjve të UEFA-s për Empolin, duke shënuar tre gola në po aq ndeshje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *