Lajme

Fusha merr 1 mln USD për pastrimin e resorteve të oligarkëve me paratë e shqiptarëve

Nga Boldnews.al

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e drejtuar nga Ledion Lako, i atakuar vitet e fundit për lejet e përdorimit të plazheve, ka shpallur fituesin e tenderit 1 milionë dollarë për pastrimin e resorteve të oligarkëve.

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, fituesi i këtij tenderi është firma “Fusha”, një kompani e njohur, e cila ka pasur një “bashkëpunim” me Lali Erin, apo së fundmi po fiton me shumicë tendera në Jug të Shqipërisë, atje ku po ndërtojnë oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Para pak ditësh, redaksia jonë publikoi investigimin sesi qeveria kishte marrë “fshesën” dhe do të pastronte rezidencat private të njerëzve më të pasur të Shqipërisë. Do të pastroheshin fshatrat turistikë, banorët e së cilës kanë para me thasë dhe fare mirë mund të paguajnë firma private me paratë e tyre që t’i pastrojnë. Por, ashtu si “grabitën” trojet në bregdet, këta oligarkë po marrin edhe qindarkat e fundit nga taksat e shqiptarëve, të cilat po shkojnë vetëm te një grup i vogël njerëzish.

Faksimile: Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka finalizuar tenderin për pastrimin e zonave bregdetare, ku “Fusha” fitoi përballë Sadri Abazit

Sipas dokumenteve, Agjencia Kombëtare e Bregdetit finalizoi tenderin e hapur, mbi kufirin e lartë monetar, me objekt “shërbim pastrimi i zonës bregdetare, për Bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë, Himarë”. “Me anë të këtij njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë “FUSHA” me ofertë në vlerën 86.411.340 lekë pa TVSH. Gjithashtu, edhe kompania “ALKO-IMPEX GENERAL CONSTRUCION” me ofertë në vlerën 89.792.100 lekë, pa TVSH” thuhet në këto dokumente. Pra, dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin, ku e para me Lali Erin dhe e dyta me ish-deputetin e PS-së, Sadri Abazi. Por, në këtë procedurë fitoi kompania e preferuar e Veliajt, ndërsa kompania e Abazëve u s’kualifikua me arsyetimin se s’kishte dorëzuar sigurimin e ofertës. Madje, nuk ka dëshmuar të ketë shërbime të ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të fundit.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia
Faksimile: Agjencia e Bregdetit synon që të pastrojë edhe fshatrat turistikë të oligarkëve në Gjirin e Lalzit, në Palasë, në Qerret, etj

Pak ditë më parë, Boldnews.al, publikoi ekskluzivisht dokumentet e tenderit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, institucion në varësi direkte të Kumbaros, i cili kishte hapur tenderin me objekt “shërbim pastrimi i zonës bregdetare për bashkitë Durrës, Sarandë, Kavajë dhe Himarë”.

Në dokumente thuhej se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është data 15 qershor 2022 – 15 shtator 2022. Pra, për 90 ditë! Boldnews.al vijoi hulumtimin te dokumentet shoqëruese, ku rezultoi se synimi i këtij tenderi është padyshim pastrimi i fshatrave turistikë të oligarkëve. Agjencia shkruan se do pastrohet bregdeti i Durrësit, Kavajës, Himarës dhe Sarandës.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Por, kush e “harroi” Vlorën? Bregdeti i saj fillon nga grykëderdhja e Semanit dhe përfundon në Karaburun, ku janë gërshetuar të gjitha llojet e plazheve, me rërë, gurë, shkëmb, etj, etj. Në dokumentet shoqëruese është edhe një hartë e bregdetit që do të pastrohet.

Ajo përfshin me radhë të gjitha fshatrat turistikë në Gjirin e Lalzit. Gjithkush ka informacione se kush ka vila në atë vend. Ndërkohë, harta vijon me fshatrat në Golem apo Kavajë, ku sërish kanë vila politikanë dhe biznesmenë. Vijuam më në jug të vendit.

Sipas dokumenteve, Agjencia e Bregdetit ka përfshirë për të pastruar të gjithë fshatin turistik të z.Samir Mane në Palasë, i quajtur Green Coast. Por, në atë zonë ka edhe fshatra të tjerë, të cilët janë “përjashtuar” nga pastrimi!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *