Furgoni tensionon familjarët, vëllai i Mateos hidhet nga porta, kërkon vrasësin
FIER– Tensione sërish në dyert e Gjykatës së Fierit. Mbërritja e një furgoni ka bërë që familja e Mateo Vasiut dhe të gjithë qytetarët që kanë ardhur për t’i mbështetur të dalin në dyert e Gjykatës së Fierit duke menduar se brenda tij ndodhej vrasësi Klodian Çalamanit.
Edhe pse forcat e policisë dëgjohen që tu thonë që brenda furgonit nuk ndodhet 38-vjeçari, kjo gjë nuk i ka ndaluar familjarët e të voglit të ndjerë.
Në një moment filmohet vëllai i Mteso që hidhet nga porta e Gjykaës së Fierit. Forcat e policisë e mbajnë nga krahët. Një prej efektivëve e ka marrë dhe e ka çuar tek dera e furgonit në mënyrë që vetë vëllai i 8-vjeçarit të shikonte që brenda në furgon nuk ishte vrasësi i vëllait të tij.
Rruga Press