Lajme

Fuqia punëtore pengon zgjerimin e turizmit, 75% e hoteleve nuk përmbushin nevojat për staf

Mungesa e fuqisë punëtore është duke penguar zgjerimin e ekonomisë dhe kjo tendencë do të ashpërsohet më tej nëse nuk ndalet hemorragjia e emigracionit.

Sektorët e turizmit, bujqësisë dhe industrisë do të rriteshin me tej në kushtet e një fuqie punëtore optimale.

Mirëpo emigrimi masiv i të rinjve vitet e fundit në një kohë që lindjet janë në rënie të shpejtë tre dekadat e fundit, po ulin furnizimet e reja në tregun e punës.

Një anketë e PNUD e zhvilluar në bizneset e hotelerisë në vjeshtën 2022 gjeti se, 56% e tyre renditen si problem kryesor mungesën e fuqisë punëtore dhe 26% pohuan se kanë problem me aftësitë e punonjësve.

75% e hoteleve të anketuara pohuan se në pikun e sezonit turistik punojnë me mangësi në staf. Zakonisht në kulmin e sezonit kanë nevojë të shtojnë stafet me rreth 35%, por shpesh është e pamundur që të plotësohen.

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Nga ana tjetër kërkesa për shërbime turistike në Shqipëri po vjen në rritje nga viti në vit. Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë si vendin me rimëkëmbjen me të mirë të turizmit në botë pas pandemisë.

Organizata vuri në dukje se, të ardhurat e gjeneruara nga turizmi pritet të arrijnë në rreth 3,6 miliardë euro në vitin 2022 me një rritje 30% në krahasim me vitin 2019. Gati 80 për qind e shumës është krijuar nga turistët jo-rezidentë.

Turizmi është duke kaluar në një fazë konsolidimi në mënyrën e organizimit dhe diversitetit të ofertës turistike. Si një vend me klime mesdhetare, me vijë të gjatë bregdetare dhe alpe të larta, i panjohur më parë, Shqipëria po kthehet një destinacion ndërkombëtar.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Mirëpo infrastruktura e dobët e transportit bashkë me mungesën e fuqisë punëtore po kthehen në një problem madhor për sipërmarrjet.

Kjo edhe për shkak të një prirje që kanë bizneset shqiptare që fillimisht tentojnë të investojnë në godina luksoze, duke lënë të fundit burimet njerëzore. Punonjësit dhe aftësitë e tyre janë themelore për sukses në industrinë e shërbimeve.

Për ketë arsye ndërtimet dhe resortet luksoze shpesh nuk mund të marrin çmimin që u takon për shkak se nuk arrijnë të shërbejnë me cilësi.

Vitet e fundit disa njësi akomoduese po tentojnë të rekrutojnë staf të huaj, por shpesh kjo procedurë ka kosto dhe nuk ka shumë produktivitet./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *