KryesoreLajme

Funksionalizohet ndërlidhja ndërmjet sistemit të e-Prokurimit dhe Sistemit për Menaxhimin e Financave Publike (SIMFK)

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se është bërë një hap kyç drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e parasë publike.

Nga muaji gusht, sistemi i e-Prokurimit dhe sistemi i Thesarit janë të ndërveprueshëm, ku çdo procedurë prokurimi për projekte kapitale mund të nisë vetëm pasi të jetë konfirmuar një zotim buxhetor, qoftë ai vjetor apo shumëvjeçar, duke parandaluar kësisoj shpenzimet pa mbulim financiar.

Lexo më shumë  Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe FSK po shqyrtojnë kontributin në misionin në Gaza

Ky hap përmirëson ndjeshëm planifikimin e investimeve kapitale dhe garanton që procedurat e prokurimit të fillojnë vetëm kur fondet përkatëse janë të zotuara dhe të konfirmuara. Gjithashtu, ndërlidhja shmang parregullsitë dhe vonesat, duke ofruar më shumë transparencë për qytetarët dhe rritur efikasitetin në menaxhimin e financave publike.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Mustafi reagon ndaj deklaratave të Demo Berishës: Beogradi nuk është vend ku zgjidhen problemet e shqiptarëve, është fabrika ku ato prodhohen