Fundoset varka në “La Mansh”, dyshohet për emigrantë të vdekur; nis operacioni i kërkim-shpëtimit
Një incident i madh ka ndodhur në Kanalin Anglez në orën 3 të mëngjesit , ku një varkë e vogël me 30 emigrantë është mbytur. Menjëherë ka nisur operacioni i shpëtimit, ku janë përshirë dy helikopterë, varka RNLI dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze.
Operacioni i shpëtimit mësohet se është duke u zhvilluar në brigjet e Kentit, pranë Dungeness.
Gazetari i BBC-së Simon Jones tha se ka viktima, por ende nuk ka konfirmim nga autoritetet.
“Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak premtoi të sjellë ligje të reja për të trajtuar imigracionin e paligjshëm, ndër të cilat përfshihej një marrëveshje me qeverinë shqiptare për qytetarët shqiptarë që tentojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme Kanalin Anglez.
Rruga Press