Lajme

Fundjavë me diell dhe temperatura deri në 34°C, ja si parashikohet moti për sot në Shqipëri dhe rajon

Kthjellimet do të  dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke shkaktuar  momente të shkurtra me shira në formë rrebeshi, nuk përjashtohet mundësia për breshër.

Po ashtu, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë territorin e vendit.

Sipas Metealb temperaturat e ajrit do të ulen si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosovë

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave
duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri në shumë zona të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

MV për-gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por orët e pasdites do të kenë grumbullim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, erë të forte si edhe mini-stuhi breshëri. Kjo situate e motit do të shoqërohet gjithshtu dhe me ulje të temperaturave.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtërngatash.

Po ashtu,pellgu i mesdheut do të paraqiten me vranësira konvektive, rrebeshe shiu si edhe breshër, ndërsa  Europa Jugperëndimore, Europa Juglindore dhe
pjesërish qendra e kontinentit mbizoterohen  nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *