Lajme

Fundjava me diell! Parashikimi i motit, ku pritet të ketë shi?

TIRANË– Në fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Ditën e sotme sipas “MeteoAlb” zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi brigjet e Adriatikut, do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare. Ndërsa zona e ulët dhe zona malore do të kenë herë pas here kalime të pakta vranësirash dhe shi, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella në verilindje të territorit shqiptar.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim te ulët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *