Argument

Ftoj urgjentisht organizatorët e ekspozitës së masakrave në Kosovë ta tërheqin materialin për “Dubravën” dhe ta korrigjojnë atë

Nga Enver Dugolli

REAGIM!

Më njoftoi një shok dhe dola ta verifikoj një të vërtetë të hidhur. Në ekspozitën publike për masakrat e kryera në Kosovë gjatë luftës 1998/99, ishte vendosur edhe një tabelë për masakrën në Burgun e Dubravës, të kryer në maj të vitit 1999.

Të dhënat e paraqitura për këtë masakër janë krejtësisht të pasakta. Përveç numrit të viktimave, i cili nuk korrespondon me të vërtetën (ku figurojnë 106 të vrarë, ndërsa deri më tani janë të konfirmuar 116 të masakruar dhe 1 i zhdukur) aty paraqitet edhe një pasaktësi tjetër e madhe dhe e dëmshme.

Lexo më shumë  Janë shtuar vizitat e emisarëve të Edi Ramës në Kosovë, misioni i tyre është i prerë: mosvotimi i Presidentit

Nuk e di nëse kjo është bërë me qëllim apo jo, por pretendimi se 48 prej të vrarëve kanë qenë persona të armatosur shqiptarë, ndërsa 58 civilë, është plotësisht i pavërtetë. Në atë masakër gjenocidale nuk ka pasur asnjë shqiptar të vrarë në cilësinë e personit të armatosur. Të gjithë kemi qenë duarthatë dhe të pambrojtur.

Duke marrë parasysh dëmin që i shkaktohet të vërtetës dhe dëshmisë historike, ftoj urgjentisht organizatorët e kësaj ekspozite ta tërheqin këtë material për Dubravën dhe ta korrigjojnë atë.

Lexo më shumë  Nuliteti i dekretit të Osmanit - Ai zbatohet vetëm kur një akt është në kundërshtim të thellë me Kushtetutën

Një material i tillë, në formën aktuale, nuk i shërben të vërtetës; përkundrazi, mund të përdoret për të përforcuar narrativën e rreme të Serbisë për gjoja rebelimin e të burgosurve shqiptarë gjatë kohës kur është kryer kjo masakër.

Gjithashtu, ftoj Prokurorinë e Shtetit, përkatësisht departamentin për krime lufte, që të përfshihet në këtë çështje dhe ta hetojë këtë rast.

Rruga Press

YouTube player