Bota

Ftohja e zakonshme mbron nga Covid-19

Nivelet e larta të qelizave T nga koronaviruset e zakonshme të ftohjes mund të ofrojnë mbrojtje kundër Covid-19. Ky është përfundimi i një studimi të Kolegjit Imperial në Londër, i publikuar sot.

Imuniteti kundër Covid-19 mbetet një çështje komplekse dhe ndërsa ka prova të zvogëlimit të niveleve të antitrupave gjashtë muaj pas vaksinimit, qelizat T besohet gjithashtu se luajnë një rol jetësor në sigurimin e mbrojtjes.

Studimi, i cili filloi në shtator 2020, mori në shqyrtim nivelet e qelizave T-reaktive të gjeneruara nga ftohjet e mëparshme të zakonshme në 52 kontakte të rasteve pozitive me Covid-19 menjëherë pas ekspozimit, për të parë nëse ata do ta vijonin ta zhvillonin infeksion.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Ai zbuloi se 26 që nuk zhvilluan infeksion kishin nivele dukshëm më të larta të këtyre qelizave T sesa njerëzit që u infektuan.

“Ne zbuluam se nivelet e larta të qelizave T para-ekzistuese, të krijuara nga trupi kur infektohen me koronaviruse të tjerë njerëzorë si ftohja e zakonshme, mund të mbrojnë kundër infeksionit Covid-19,” tha autori i studimit, dr. Rhia Kundu.

Autorët e studimit, të botuar në Nature Communications, thonë se proteinat e brendshme të virusit SARS-CoV-2, të cilat synohen nga qelizat T, mund të ofrojnë një objektiv alternativ për prodhuesit e vaksinave.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Vaksinat aktuale të Covid-19 vënë në shënjestër proteinën spike, e cila ndryshon rregullisht, duke krijuar variante të tilla si Omicron që pakësojnë efikasitetin e vaksinave kundër infeksionit simptomatik.

“Në të kundërt, proteinat e brendshme të synuara nga qelizat T mbrojtëse që ne identifikuam, mutojnë shumë më pak,” tha profesor Ajit Lalvani, bashkëautor i studimit.

Prandaj, vaksinat e reja që përfshijnë këto proteina të brendshme të konservuara do të nxisin përgjigjet e përgjithshme mbrojtëse të qelizave T, që duhet të mbrojnë kundër varianteve aktuale dhe të ardhshme të SARS-CoV-2./res/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *