Lajme

FSK-së iu shtuan edhe 325 ushtarë të rinj, pamje nga ceremonia e betimit

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, sot u mbajt ceremonia e betimit dhe certifikimit për 325 ushtarët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të gjeneratës 02-2023.

Në këtë ceremoni morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i KFOR-it, gjeneral Federico Bernacca, ushtarakë ndërkombëtarë, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, oficerë të lartë të FSK-së, drejtues komunalë dhe familjarë të ushtarëve të rinj.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga ceremonia e betimit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Skema e re e TVSH-së për fermerët në Shqipëri, blegtorët paralajmërojnë vështirësi me autofaturat