KryesoreLajme

FSK-ja realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten


Shkolla e Oficerëve, në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes së FSK-së, ka filluar realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten, për herë të parë.

Sipas njoftimit, kursi ka për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerët, dukë i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë


“Ky kurs është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e oficerëve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e udhëheqjes në mjedise operacionale”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player