Lajme

FSK-ja pret që Fondi i Sigurisë t’ia rrisë kapacitetet

Mjetet financiare të Fondit të Sigurisë do të kenë ndikim që Forcat e Sigurisë së Kosovës të ngrenë kapacitetet e tyre, ka thënë koloneli Sefer Isufi.

“Forcat tona do të ngirisn e gatishmërinë operacionale në secilën fushë e veprim sektorial që ato mbulojnë”, ka thënë Isufi.

Për shkak të situatës në Ukrainë, ai tha se FSK-ja e ka rritur vëmendjen.

“Kemi konsideru se duhet të ngrisim edhe vigjilencën dhe vëmendjen maksimale të gjitha mekanizmave tanë të brendshme”, shtoi ai.

Lexo më shumë  GAP: Mbi 130 mijë punëtorë përfitojnë nga rritja e pagës minimale këtë vit

Ndërsa Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se shteti nuk duhet të mjaftohet me këtë fond.

“Kosova edhe nëse e rritë buxhetin e FSK-së prapë nuk mund të bëjë shumë për shkak se buxheti i Kosovës është shumë i vogël apo tek fondet qysh është ky i sigurisë”, ka pohuar Avdiu.

Megjithatë, këtë praktikën e fondit e sheh krejt normale.

“Është praktikë normale dmth, kjo e kërkimit të mbështetjes financiare për forcën e sigurisë, duke pasur parasysh që forca e sigurisë i posedon disa kufizime”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Pas Ramës, Netanjahu nderon me dekoratën e lartë Milorad Dodikun

Ekzekutivi të martën ka vendosur që të krijojë Fondin e Sigurisë, gjë që u mundëson qytetarëve në Kosovë dhe diasporë që të dhurojnë mjete për institucionet e sigurisë.

Figura publike, biznese e aktorë të tjerë në shoqëri, shprehën gatishmërinë e tyre për të dhuruar para për Ushtrinë.

Vëmendja tek ushtria u kthye pasi Rusia po e sulmon Ukrainën, ndërsa Serbia nuk e njeh ende Kosovën si çështje të mbyllur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *