KryesoreLajme

​FSK-ja ndihmon në trajnimin e ushtarëve ukrainas

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po jep kontribut në mbështetje për trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina duke ndihmuar kështu në stërvitjen e përbashkët Interflex në Mbretërinë e Bashkuar me partnerët për t`u përballur me agresionin rus në Ukrainë.

Në njoftim bëhet e ditur se FSK-ja është duke operuar me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në operacionin Interflex, ku i është bashkangjitur Kompanisë Echo, e udhëhequr nga njësia nga Zelanda e Re. Kjo kompani përbëhet nga katër njësi nga shtete të ndryshme Zelanda, Kosova, Estonia dhe Lituania.

Lexo më shumë  Pas Zveçanit, Policia gjen armë, municion dhe eksploziv edhe në Zubin Potok

Kontingjenti i FSK-së është duke kryer detyrat e planifikimit, përgatitjet e nevojshme logjistike dhe ekzekutimi i kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, kompania Echo ka përfunduar gjithsej tri kurse të trajnimit për forcat ukrainase.

Misioni dhe qëllimi i kontingjentit të FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, taktikat e luftimit nga niveli individual deri në nivelin e skuadrës, si patrullat, operacionet sulmuese dhe mbrojtëse, procedura e udhëheqjes së trupave, lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve dhe qitje taktike.

Lexo më shumë  Mes Gurit të Përmetit dhe betonit: Banorët kundër Qendrës Multifunksionale
YouTube player