KryesoreLajme

FSK-ja merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Stërvitjen “Defender Europe 23”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr pjesë në Konferencën Fillestare Planifikuese për Stërvitjen “Defender Europe 23”, ka bërë të ditur të premten Ministria e Mbrojtjes.

“Në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për Stërvitjen e shkallës së gjerë të drejtuar nga Komanda e Ushtria e SHBA-së për Evropë (EUCOM) dhe Ushtria e SHBA-së për Evropë e Afrikë (USAEUR-AF), “Defender – Europe’ 23”, që do të zhvillohet gjatë muajve maj dhe qershor të vitit 2023 në regjionin e Ballkanit dhe Detit të Zi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Në këtë konferencë, Kosova prezantohet nga Shefi i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve të SHP të FSK-së, Kolonel Ejup Maqedonci, dhe Shefi i Operacioneve të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, Major Gëzim Osmani.

Në këtë konferencë po marrin pjesë rreth 300 ushtarakë nga 28 vende të NATO-s dhe vendeve partnere.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *