KryesoreLajme

FSK-ja me aksion humanitar për dhurim vullnetar të gjakut

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës është duke u realizuar aksioni humanitar i dhurimit vullnetar të gjakut. Ata thonë se ky aksion po bëhet në mbështetje të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Kanë treguar se aksionit vullnetar të dhurimit të gjakut i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

“Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut është organizuar në koordinim me Regjimentin e Mjekësisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut( QKKTGJ) dhe sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player