KryesoreLajme

FSK-ja do të zhvillojë trajnime në Butovc dhe Zllatar të Prishtinës, do të ketë edhe lëvizje ushtarake

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se FSK-ja do të zhvillojë disa trajnime në fshatin Butovc dhe Zllatar.

Në njoftim thuhet se trajnimet do të zgjasin nga 15-17 nëntor.

“Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona: fshati Butovc, fshati Zllatar Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Lexo më shumë  Gjykata e Hagës shpall në kërkim ndërkombëtar Netanyahun

Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim.

YouTube player