Lajme

FSK-ja do të mbajë stërvitje në Mitrovicë duke nisur nga nesër

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë ushtrime në fshatrat Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë të Mitrovicës nga data 26 deri më 28 shkurt.

Komuna e Mitrovicës, ka kërkuar nga banorët e këtyre tri fshatrave që të kenë kujdes dhe t’i reduktojnë lëvizjet gjatë kësaj periudhe kohore.

“Të nderuar banorë të fshatrave Bajgorë, Bare dhe Gumnishtë, ju njoftojmë se më datë 26.02.2025, 27.02.2025 dhe 28.02.2025 pjesëtarët e FSK-së, do të realizojnë ushtrime në këto fshatra. Ju lutemi të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjes në këtë periudhë kohore”, thuhet në njofitmin e komunës.

Lexo më shumë  ​Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Më tej, komuna kërkoi mirëkuptimin e banorëve për ndonjë shqetësim eventual që mund të shkaktohet te banorët nga ushtrimet e FSK-së.

Rruga Press

YouTube player