Lajme

FSK bën homazhe në kompleksin memorial në Reçak

Në 23-vjetorin e masakrës së Reçakut, zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, i shoqëruar nga zëvendës ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla kanë bërë homazhe në nderim të viktimave të kësaj masakre të kryer nga forcat serbe.

Homazhe kanë bërë edhe gjeneral brigade Naim Haziri, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, oficerë e nënoficerë, të cilët vendosën kurora lulesh.

Me këtë rast ata u takuan me shumë familjarë të martirëve, ku ndanë dhimbjen së bashku, duke kujtuar gjithmonë lavdin dhe sakrificën e tyre.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

23 vjet më parë, më 15 janar të vitit 1999, banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve që ishin bërë të zakonshme në atë periudhë të luftës.

Atë ditë në këtë fshat, që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo ngjarje, ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Presidenti i SHBA-së Bill Clinton përmes një video-mesazhi dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë duke thënë se kjo ngjarje ishte një veprim vrasjeje e qëllimshëm dhe pa dallim, i krijuar për të mbjellë frikë në mesin e popullit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player