KryesoreLajme

FSHF bashkëpunim me Serbinë, reagojnë ”Tifozat Kuqezi”: Përveç gjenocidit, kanë luftuar edhe ”sportivisht” kundër nesh. S’kemi pse kapërcejmë Kosovën

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se ka dorëzuar kandidaturën e saj për të qenë vendi pritës për Europianin e U21 në viti 2027.

FSHF bëri të ditur nëpërmjet njoftimit me mediat se kjo do të bëhej e mundur vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Serbinë, me të cilën të organizonte paralelisht aktivitetin.

Lexo më shumë  Murati: Qeveria Kurti e ka thyer rekordin për investime kapitale me 654 milionë euro në vitin 2024

Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar tifo grupi ‘’Tifozat Kuqezi’’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale  ‘’Tifozat Kuqezi’’ shprehen kundër këtij bashkëpunimi me federatën e Serbisë ku në reagimin e tyre të gjatë kujtojnë edhe rastin e vitit 2014 ku lojtarët shqiptarë u dhunuan teksa luanin ndeshjen në fushën e Serbisë.

Gjithashtu ‘’Tifozat Kuqezi’’ kujtojnë edhe sjelljen e dhunshme të tifozëve të Serbisë kundër lojtarëve apo ekipeve shqiptare.

Në fund të reagimit, tifogrupi ‘’Tifozat Kuqezi’’ shprehen se nuk kemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë.

Lexo më shumë  Kurti në Ferizaj: Nga Amerika po blejmë raketa dhe do të blejmë edhe helikopterë
YouTube player