Lajme

Fshatrat bosh, në Risili të Vlorës shumica e banorëve lënë gjithçka pas

Braktisja e fshatrave është një problem me të cilin është përballur vendi ynë vitet e fundit.  Në Risili të Vlorës dikur kishte rreth 400 banorë ndërsa tani atje jetojnë më pak se gjysma e tyre. Banorët thonë se ikjet masive kanë ndodhur për shkak të papunësisë dhe mungesës së prespektivës.

Pak vite më parë fshati Risili në Vlorë kishte më shumë se 400 banorë.

Tani në fshat jetojnë më pak se gjysma e tyre.

Mundësitë e pakëta, mungesa e vëmendjes dhe kushtet e vështira ekonomike kanë detyruar banorët që të largon nga Risilia.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Shumë kanë ikur jashtë vendit, të tjera nëpër qytetet e mëdha, e bashkë I kanë kthyer shpinën fshatit.

“I detyron halli dhe e keqja që ikin jashtë sepse këtu, në zonat rurale shteti s’ka vënë dorë. Fare!” tha një banor.

Ata që kanë mbetur thonë se askush nuk ka arsye për të jetuar në një zonë ku nuk të jep shpresë.

“Janë larguar të gjithë o të keqen, kanë ikur drejt emigrimit. Ja, unë kam tre djem dhe nga tre asnjë s’kam këtu. Nga vërfëria, papunësia. Me çfarë do të ushqehen fëmijët këtu. Vetëm mosha jonë është. Nga fillimi i fshatit deri në fund vetëm moshë e tretë është. S’gjen një djalë që të vijë të bëjë një punë.

Një djalë kam, ai është në Itali. Ka ikur 22 vjeç, sot është vetë i katërt,” thonë ata.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Problematikat e mbartura ndër vite si mungesa e vendeve të punës, shërbimit mjeksor cilësor, mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm, mungesa e një shkollimi cilësor, infrastruktura rrugore, detyrojnë banorët e zonave rurale që të kërkojnë mundësi të tjera larg fshatit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *