Lajme

Fronti opozitar shqiptar në MV, LEN: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”

Përmes një kumtese, nga Lidhja Evropiane për Ndryshim theksojnë se zhvillimet e fundit me vrasjen e vajzës 14 vjeçare Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit nga Velesi, ngjallin edhe dyshime të tjera për krimet që i dyshuari kryesor për organizimin e krimit Lupço Palevski, i njohur me nofkën Palço të ketë qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të montuara në vendin tonë.

“Kur Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski deklaron se i dyshuari kryesor që e ka kryer vrasjen e Vanjës si dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë punuar për qendra të fuqishme antiperëndimore, atëherë është e logjikshme që të dyshojmë se organizatori i njëjtë i vrasjes së vajzës së re Vanja, të jetë i përfshirë edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”, ku në mënyrë makabre u vranë pesë djem të rinj. Dhe e gjithë kjo, në prag të festave fetare, me qëllim për të shkaktuar destabilizim të shoqërisë përmes tensioneve ndëretnike”, thonë nga LEN.

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga organet hetuese gjyqësore që të dalin dhe publikisht ta informojnë opinionin se ku ka qenë Lupço Palevski – Pallço më 24 prill të vitit 2012, në ditën kur ndodhi rasti i montuar “Monstra”.

“Nga ana tjetër kërkojmë që Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme të mos e lodhin opinionin vetëm me deklarata ku shpjegojnë procedurat e ekstradimit, por të hetojnë dhe ta tregojnë konkretisht ditën se kur i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Vanjës do të ekstradohet nga Turqia?”, thuhet në kumtesën e LEN-it.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë
YouTube player