“From Russia with love”, deputeti gjerman komenton përqafimin e Daçiqit me Lavrovin
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, sot është pritur në Moskë nga homologu i tij rus, Sergei Lavrov.
Takimin e ngrohtë mes tyre e ka komentuar shkurt kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, duke shkruar “From Russia with love”. Ai ka aluduar në marrëdhënien e mirë që ka Serbia më Rusinë.
Lavrov i tha Daçiqit sot se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim të situatës në Ballkan, të cilën e vlerëson si serioze, duke shtuar se Rusia “është e interesuar të parandalojë krizat e reja”, siç raporton Danas.
Para takimit me Daçiqin, Lavrov tha se Rusia i vlerëson marrëdhëniet me Serbinë dhe është i kënaqur me mënyrën se si po realizohen projektet e përbashkëta.
“Ne vlerësojmë marrëdhëniet që po zhvillohen ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë. Toni i këtyre marrëdhënieve vendoset nga kontaktet e rregullta të presidentëve tanë Putin dhe Vuçiq. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimit sportiv”, tha Lavrov, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse.
Para bisedimeve, Daçiq tha se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për “mbështetjen që i jep sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit dhe çështjes së Kosovës, duke falënderuar kolegun rus për mbështetjen ndaj Serbisë në çdo situatë që ishte e rëndësishme për të”.
“Përkrahja që na jepni për Kosovën është shumë e rëndësishme për ne dhe dëshiroj t’ju falënderoj personalisht për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të madhe sa herë që ju drejtohemi për ndihmë. “Jam mirënjohës për ndihmën në mbajtjen e seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për propozimin për të mbajtur një seancë me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi”, tha Daçiq.
Liebesgrüße aus Moskau.
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) March 21, 2024
From Russia with love… https://t.co/IpRamXA5in
Rruga Press