Bota

Frikë për sigurinë e Bidenit gjatë vizitës në Korenë e Jugut, Kim Jong Uni mund të lëshojë raketë

Presidenti amerikan, Joe Biden, nisi vizitën e tij në Korenë e Jugut, në udhëtimin e parë në Azi që kur mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Por jo të gjithë e mirëpresin atë në rajon.

Autoritetet amerikane thonë se Koreja e Veriut mund të testojë një raketë me rreze të gjatë, ndërsa Biden do të jetë në Seul ose në Japoni. Edhe nëse kjo bëhet, Pentagoni thotë se presidenti do të jetë i sigurt.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden do të takohet me presidentin e ri të Koresë së Jugut gjatë vizitës. Gjithashtu, do të bëjë një ndalesë në fabrikën e Samsung dhe do të takohet me drejtues të Hyndai.

Më pas në Japoni, do të takohet me liderët e këtij shteti si dhe të Australisë dhe Indisë. Aleanca informale e sigurisë prej katër vendesh pritet që marrë vendime për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në rajon.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *