Bota

Frikë nga pushtimi rus, Ukraina porosit me urgjencë të tjerë dronë luftarakë turq

Edhe pse nuk ka shumë që bleu dronë luftarakë Bajraktarë nga Turqia, në mesin e frikës së një pushtimi të mundshëm rus, Ukraina i ka kërkuar Ankarasë të tjerë TB2 të armatosur.

Dronët turq kanë fituar popullaritet të madh pas përdorimit të suksesshëm gjatë konflikteve në Siri, Libi e Azerbajxhan. Ato aktualisht në përdorim aktiv në Turqi, Katar, Libi, Azerbajxhan e Ukrainë. Tensionet mes Kievit e Moskës kanë qenë të larta që prej aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014-tën.

Lexo më shumë  Lirohen 200 palestinezë që ishin të burgosur në Izrael

Pavarësisht marrëdhënieve të saj me Kremlinit, Ankaraja, ashtu si pjesë tjetër e NATO-s ka qenë kundër aneksimit dhe ka ngritur zërin në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, forcat e se cilës vazhdojnë të përballen me separatistët në rajonet lindore të vendit.

Situata rrezikon të njohë një përshkallëzim të ri. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan një ditë më parë se Rusia mund të jetë duke përgatitur në fshehtësi planin për pushtimin e Ukrainës, dhe kontaktuan me aleatët evropianë pas raporteve se dhjetëra mijëra trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit, ku tensionet po rriten.

Lexo më shumë  SHBA pezullon pothuajse të gjitha ndihmat për botën e jashtme

Ata u kërkuan  homologëve të tyre transatlantikë të bëjnë gati njësitë elitë, e madje thuhet se disa prej tyre janë vendosur fshehurazi tashmë në zonë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *