Lajme

Frika nga Rusia/ NATO blindon Evropën Lindore, Shqipëria do të dërgojë trupa në Bullgari

Ditën e sotme ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas mbledhjes së qeverisë ka bërë të ditur se edhe Shqipëria do të dërgojë trupat në Bullgari dhe krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus.

“Ne jemi aktiv sot jo vetëm në Shqipëri por dhe në misione dhe operacione ndërkombëtare . Së shpejti do të jemi edhe në Bullgari në krahun lindor që po përforcohet për shkak të agresionit rus. Do të kemi javën tjetër samitin e liderave të NATO-s  ku do të merren vendime të rëndësishme sidomos me konceptin e ri strategjik NATO 2030. Zhvillime të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të cilave ne po ju shkojmë pas me modernizim, rritje të kapaciteteve dhe me trajtim dinjitoz të ushtarakëve tanë”, tha ministri.

Lexo më shumë  ‘Prova të reja për Taulant Ballën’/ Këlliçi: Ndikim në gjyqësor në favor të një bande kriminale kundër një tjetre në Elbasan

Kriza e Ukrainës ka sjellë ridimensionim të NATO-s në Lindje.

Pak ditë më parë Pentagoni ka kërkuar që në krye të herës një krah Lindor të NATO-s më të fort.

Edhe kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg që foli për planet e armatosjes së krahut lindor të NATO-s përpara samitit të Madridit, që do të mbahet më 28-30 qershor dhe që pritet të marrë vendime të rëndësishme për aleancën veriatlantike.

Lexo më shumë  Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Sipas mediave ndërkombëtare, NATO i trembet përshkallëzimit të konfliktit dhe për këtë arsye po merren masa. Madje vetë kreu i NATO e tha hapur një gjë të tillë.

“Kjo do të nënkuptojë më shumë prani ushtarake, më shumë aftësi dhe gatishmëri më të lartë, më shumë formacione luftarake të dislokuara përpara, për të forcuar grupet tona të betejës në Lindje. Më shumë mbrojtje ajrore, detare dhe kibernetike, pajisje të para-pozicionuara dhe rezerva armësh”, tha Stoltenberg.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *